6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAna Pavllovska-Daneva u zgjodh gjykatëse kushtetuese

Ana Pavllovska-Daneva u zgjodh gjykatëse kushtetuese

Me 65 vota “për” dhe 26 “kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e zgjodhi profesoreshën Ana Pavllovska-Danevën gjykatëse kushtetuese. Pas zgjedhjes, ajo e dha betimin solemn para deputetëve, shkruan Portalb.mk.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së votuan kundër propozimit të shumicës parlamentare pasi që, sipas tyre, nuk është problemi profesionalizmi i saj, por se do të partizohet Gjykata Kushtetuese pasi që Daneva ka qenë funksionare e lartë partiake në LSDM, gjegjësisht ish deputete dhe nënkryetare partie.

“Nuk është në pyetje vetëm përgatitja profesionale, shumë i rëndësishëm është edhe integriteti personal që ta bartë pozitën pa iu nënshtruar ndikimeve partiake. Ana PavllovskaDaneva ka qenë bartës i listës, deputete dhe në një moment nënkryetare e LSDM-së. Do të thoni se përpara disa vitesh, por duhet qartë të definohet në ligj sa vite kandidati nuk duhet të merret me politikë”, tha Trajanov.

Deputetja Zhaklina Llazarevska i ka porositur deputetët e VMRO-DPMNE-së se nuk e harrojnë kohën kur në qeverisjen e tyre kanë zgjedhur gjykatës.

“Prej disa fletoreve… dhe ende ka në pushtet gjykatës” Svarovski”. Dyshja Manevski paralajmëronte se kush do të jetë gjykatës dhe prokurorë. Atë do ta ktheni mbrapa? Fillimisht të shohim çfarë jemi ne, pastaj diskutojmë se çfarë janë tjerët”, tha Llazarevska.

Paraprakisht, shumica parlamentare e tërhoqi propozimi që kandidati Lubomir Joveski të zgjidhet për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Me zgjedhjen e Danevës, përfundimisht, pas disa muajsh, Gjykata Kushtetuese do të funksionojë me përbërje të plotë, gjegjësisht, 9 anëtarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments