Është i turpshëm vlerësimi i Freedom House se Serbia ka rënë më së shumti gjatë vitit të kaluar dhe Kosova ka bërë më së shumti progres, tha kryeministrja serbe Ana Brnabiq.
Ajo tha se “kushdo që ka njohuri për rrethanat politike, të drejtat e njeriut, liritë e mediave dhe sundimin e ligjit, e di se kjo nuk është e vërtetë”.
“Gjatë vitit 2021 përfunduam debatin publik dhe përfunduam procesin e ndryshimit të Kushtetutës. Më 16 janar patëm një referendum të suksesshëm i cili për herë të parë në historinë e Serbisë siguron pavarësinë e plotë të prokurorisë dhe gjyqësorit”, ka kujtuar Brnabiq.
Në anën tjetër, ajo ka thënë se vitin e kaluar në Kosovë, numri i sulmeve ndaj serbëve është rritur për 20 për qind, raporton N1.