1.4 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaAmsterdam, hapet restoranti i posaçëm në kohë pandemie

Amsterdam, hapet restoranti i posaçëm në kohë pandemie

Restorantet janë ndër bizneset më të prekura për shkak të përhapjes së koronavirusit. Në shumë vende të botës tashmë ka nisur dhe lëhtësimi i masave kufizuese dhe planifikimi i kthimit në normalitet i jetës.

Në kohën kur e gjithë bota është nën frikën e koronavirusit një restorant holandez beson se serat speciale të tij mund të jenë e ardhmja e ngrënies gjatë kësaj periudhë. “Biotoop” në ishullin Oosterdok në Amsterdam ka ngritur pesë “sera” ngrënie të ndara.

Drejtuesit e këtij restoranti kanë prezantuar struktura mjaft të bukura qelqi, të cilat ndriçohen nga drita e shandanit. Me emrin “Serres Séparées”, që do të thotë ‘dhomë e veçantë’ në frëngjisht, restoranti shpreson se serrat do t’i lejojnë klientët të hanë në mënyrë të sigurt, ndërsa respektojnë rregullat e distancës sociale në mes të pandemisë.

Restoranti pritet që menutë e tij ti ketë plotësisht të bazuar në bimë dhe gjithashtu ka krijuar një distancë për të gjithë klientët. Në ambjentet e restorantit do të lehjohen vetëm anëtarë të së njëjtës familje./abcnews.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments