Forca Ajrore amerikane fshehurazi ndërtoi dhe zhvilloi një fluturim provë të një prototipi avioni të ri luftarak që mund të bëhet avioni luftarak kryesor i Ushtrisë amerikane.
Will Roper, kreu i blerjes së aviacionit, zbuloi ekzistencën e avionit të ri, i cili ai tha se ishte pjesë e një gjenerate të ardhshme “Air Dominance” ose “NGAD”, gjatë një video-prezantimi në konferencën virtuale të Shoqatës Kibernetike të Forcave Ajrore.
“NGAD aktualisht është duke dizajnuar, montuar dhe testuar në botën digjitale, duke hulumtuar gjëra që do të kushtonin shumë kohë dhe para për të kryer teste në botën” fizike”, tha Roper.
“NGAD” ka përparuar aq shumë sa që tashmë është demonstruar një fluturim në “botën fizike” dhe shumë rekorde janë thyer.
Roper nuk dha më shumë detaje në lidhje me avionin reaktiv, i cili supozohet të jetë aeroplani i parë taktik i Pentagonit “gjenerata e gjashtë”, pas aeroplanëve të gjeneratës së pestë F-22 dhe F-35, qëllimi i të cilave është të mbizotërojnë në qiellin kundër avionëve rusë dhe kinezë.