Tensionet qe kane krijuar masat ndaj Covid-19 kanë shkaktuar trazira në Shtetet e Bashkuara.
Kjo erdhi pas debateve mbi masat e prezantuara gjatë pandemisë së koronavirusit, të tilla si mbajtja e detyrueshme e maskave ose distanca shoqërore. Sipas “The Guardian”, të paktën katër persona u vranë dhe shtatë u plagosën si pasojë e tensiòneve.
Të shtenat, ndër të tjera, erdhën pas një grindjeje mbi rregullat për mbajtjen e maska në automjetet e transportit publik dhe në objektet e biznesit.
Një banor i Teksasit plagosi një pasagjer pasi i thanë se nuk mund të hipte në autobus pa maskë. Në një restorant në Kolorado, një burrë dyshohet se plagosi një punonjës me ármë zjarri, i cili kundërshtoi praninë e tij pa mbajtjen e maskës.