Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar Downing Street që të mos i japë dritën jeshile ndërtimit të një super-ambasade të re kineze në Londër, e cila faktikisht ishte bllokuar si plan nga ish-qeveria britanike e konservatoreve.Kinezet kërkojnë të ndërtojnë këtë mega-ambasadë në zemër të qendrës financiare të Londrës, një nga qendrat sizmike të financave botërore dhe shume pranë disa qendrave shumë të mëdha të të dhënave financiare dhe jo vetëm, raporton korrespondenti i Top Channnel, Arben Manaj.
Plani u ndërpre pas paralajmërimeve të inteligjencës britanike, për shkak të vendndodhjes, por edhe rreziqeve të spiunazhit, projekt që është rikthyer në bisedimet mes Britanisë dhe Kinës nga presidenti kinez.Shqetësimet e sigurisë janë rikthyer, jo vetëm se projekti që do të ndërtohet është pranë Oborrit Mbretëror të Monedhave, por edhe për shkak të afërsisë me një qendër kabllore mjaft kritike të komunikimit që mund të jetë e ekspozuar nga sulmet.
Një zyrtar i lartë amerikan është shprehur se Shtetet e Bashkuara janë mjaft të shqetësuara nga afrimi i Kinës ndaj një aksesi potencial ndaj komunikimeve sensitive të një nga aleatëve tanë më të ngushtë. Dihet se kinezet janë shumë të interesuar në spiunazhin industrial dhe jo vetëm, kudo në botë, aq me tepër në një vend si Londra dhe Britania nga kalojnë shumë nga kabllot transatlantike të komunikimit.
Britania momentalisht ndodhet mes dy zjarresh. Nga njëra anë, është duke diskutuar me amerikanët për zbatimin e marrëveshjes tregtare të firmosur muajin e kaluar në Uashington. Negociatorët kane afat deri në 9 korrik për të rënë dakord për shmangien e dëmit ndaj prodhuesve britanik të prodhimit të çelikut nga tarifat e reja 50% të importit të shpallura nga presidenti Trump. Ndërkohë, ata janë në bisedime të ethshme me kinezet për një marrëveshje tregtare dhe marrëdhëniet e qeverisë së re britanike dukshëm janë më pranë Kinës, si një superfuqi ekonomike botërore.
Mbetet të shihet se si britanikët do të arrijnë të ecin në telin e ekuilibrit mes dy partnerëve të mëdhenj tregtar me Kinën nga njëra anë dhe tregtare e shumë dimensionale në aspektin e sigurisë, përveç atij tregtar me Amerikën nga ana tjetër.
Top Channel