5.5 C
Tetovo
E enjte, 2 Janar, 2025
BallinaLajmeAmbasadorja e SHBA-Shkup Ageler për Artan Grubin: Me rëndësi është që njerëzit...

Ambasadorja e SHBA-Shkup Ageler për Artan Grubin: Me rëndësi është që njerëzit të thirren në përgjegjësi për veprimet e tyre, shpresoj që ai është njëri prej tyre.

Ambasadorja e SHBA-së në vend, Anxhela Ageler në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve për ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi i cili si i dyshuar në rastin “Llotaria shtetërore” gjendet në arrati, ka deklaruar sot se nuk ka koment për atë që po ndodh me Grubin, por porositi se është me rëndësi që njerëzit të thirren në përgjegjësi për veprimet e tyre.

“Nuk kam koment për atë që po ndodh me Artan Grubin. Nuk e di ku është. Mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të thirren në përgjegjësi për veprimet e tyre dhe shpresoj që ai (Grubi) është njëri prej tyre”, ka thënë Ageleri.

Sa i përket procedurës për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit gjyqësor që zgjidhen në Kuvend, ajo theksoi gjithashtu se duhet të ketë llogaridhënie, por që edhe procesi të jetë transparent.

Mendoj se unë dhe ambasada kemi qenë shumë të qartë për qëndrimin tonë ndaj Këshillit gjyqësor dhe institucioneve të tjera në kuadër të gjyqësorit. E them përsëri, duhet të ketë përgjegjësi, por edhe procesi të jetë transparent me qëllim qytetarët të kuptojnë se çfarë po ndodh dhe pse, ka thënë Ageleri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments