Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield ka bërë thirrje për zbatim të shpejtë të marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje kjo e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve.
Ambasadorja Thomas-Greenfield, përfaqësuese e SHBA-së në Kombet e Bashkuara një ditë më parë është takuar në Nju Jork me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ndërsa kanë diskutuar për partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe angazhimin e tyre të përbashkët për avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor.
Ambasadorja Thomas-Greenfield uroi për siç tha marrëveshjen historike për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, ligjërisht të detyrueshme dhe kërkoi zbatimin e shpejtë të saj.
Ajo përsëriti qëndrimin se Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë në zbatimin e angazhimeve të tyre në ndjekje të një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore.
