Ambasadorja e Kosovës në vendet nordike, Suedi , Islandë e Finlandë, Shkendije Gezi ka reaguar pas tragjedisë në një shkollë në Finlandë ku mbeti e plagosur edhe një vajzë me prejardhje nga Kosova.
“Thellësisht e pikëlluar nga tragjedia në Finlandë, veçanërisht duke e ditur se një nga të plagosurit është një vajzë nga Kosova. U dërgoj dashuri, mbështetje dhe ngushëllime të përzemërta gjithë të prekurve nga kjo ngjarje e tmerrshme. Iu gjetë forca dhe shërimi në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar ajo në “X”.
Në orët e para të së martës tre fëmijë janë plagosur në një fillore “Viertola” në Vanta si pasojë e gjuajtjes me armë. Njëri nga të plagosurit ka vdekur, derisa i dyshohet se këtë e shkaktoi një bashkëmoshatar i tyre./21Media
Deeply saddened by the tragedy in Finland, especially knowing one of the wounded is a girl from Kosovo. Sending love, support, and heartfelt condolences to all affected by this devastating event. May strength and healing find you during this difficult time 🙏 https://t.co/V65HPdalCg
— Shkendije Geci (@Shkendije_Geci) April 3, 2024