5 C
Tetovo
E martë, 3 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeAmbasadorja amerikane në RMV-Angela Ageler: Lista e zezë e SHBA-së është dinamike...

Ambasadorja amerikane në RMV-Angela Ageler: Lista e zezë e SHBA-së është dinamike dhe e hapur për emra të rinj

Ambasadorja amerikane Angela Ageler tha se “lista e zezë” e Shteteve të Bashkuara është shumë dinamike dhe se emra të rinj po diskutohen vazhdimisht. Ajo theksoi se nuk ka afat kohor specifik për shtimin e personave të rinj në listë, pasi ai është vendim i Uashingtonit.

Në një deklaratë për media pas hapjes së Konferencës së parë për luftimin e korrupsionit në Ballkanin Perëndimor të organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Shkup, në bashkëpunim me Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (BNNZL), ambasadorja tregoi se lista është hapur për shtesa.

“Lista e zezë në SHBA është shumë dinamike, emra po diskutohen vazhdimisht. Nuk kam afat kohor, sepse është vendim i Uashingtonit, por besoj se teksa flasim ka emra që janë marrë parasysh dhe jemi gjithmonë të hapur për të shtuar persona të rinj në listë”, tha ambasadorja.

Lidhur me çështjen e rekomandimeve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për emërimin e anëtarëve të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, ajo porositi që të respektohen.

“Nuk kam detaje konkrete, por do të theksoj se është e rëndësishme që këto komente dhe rekomandime të shqyrtohen me kujdes në mënyrë që publiku të marrë përgjigje për pyetjet”, tha Ageler.

Përditësimet në listën e zezë ambasadorja amerikane, i pati paralajmëruar edhe gjatë shatorit, kur poashtu tha se nuk ka datë fikse se kur do të publikohen.

Ndryshe, në listën e zezë amerikane më 20 qershor 2023 është futur edhe kryetari i Komunës së Strugës, Ramis Merkon. Vitin e kaluar, SHBA zgjeroi “listën e zezë”, duke futur në të, ish- zëvendëskryeministri Koço Angjushev, biznesmenin kundërthënës, Orce Kamçev, për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion të profilit të lartë. Në “listën e zezë” amerikane janë edhe ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijalkov, dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish deputeti Xhevat Ademi, ish ministri i punëve të brendshme, Lube Boshkovski dhe të tjerë. Së fundmi kësaj liste i bashkohet edhe kompania “Cytrox“.

Kujtojmë që propozim ligji për masat kufizuese, pra ligji që përfshin personat e listës së zezë arriti në Kuvend në janar, por Qeveria teknike e tërhoqi me arsyetimin për harmonizime shtesë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments