8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAmbasadorja amerikane Bërns: Në Maqedoninë e Veriut mungon transparenca, ka nepotizëm

Ambasadorja amerikane Bërns: Në Maqedoninë e Veriut mungon transparenca, ka nepotizëm

Maqedonia e Veriut të vazhdojë me reformat bile edhe kur ato shkaktojnë përçarje të caktuara politike, porositi ambasadorja amerikane Kejt Meri Bërns, në ndarjen e granteve për luftën kundër korrupsionit në Ministrinë e Financave.  Granti, thotë ajo, do t’u ndihmojë përpjekjeve të Maqedonisë së Veriut në formësimin e së ardhmes, jo vetëm të vendit tonë, por edhe të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.
Ambasadorja është e prerë se në Maqedoninë e Veriut mungon përgjegjësia dhe transparenca, se ka nepotizëm dhe mosfunksionim institucional. Sipas saj, një nga sfidat më të mëdha është pikërisht korrupsioni

Që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut, që nga viti 1991, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur qëllimin tuaj për t’u bërë një vend demokratik që do të bazohet në sundimin e së drejtës dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët. E dimë se kjo do të jetë një sfidë sepse ka mungesë të përgjegjësisë, transparencës, ka nepotizëm dhe mosfunksionim institucional. E gjithë kjo bart potencial ta shpërqendrojë Maqedoninë e Veriut nga shtegu i përparimit të saj. E dimë se një nga sfidat më të mëdha është korrupsioni, i cili minon qeverisjen e mirë dhe saboton konkurrencën ekonomike. Përfaqësuesit e Qeverisë duhet t’u përgjigjen këtyre sfidave, t’i përmbushin pritshmëritë e opinionit publik dhe t’i plotësojnë standardet për anëtarësim në BE.”- deklaroi Kejt Meri Bërns, Ambasadore e SHBA-ve në Shkup.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments