17.5 C
Tetovo
E premte, 11 Korrik, 2025
BallinaLajmeAmbasadori rus në Serbi: S’ka zgjidhje të drejtë për Kosovën pa neve...

Ambasadori rus në Serbi: S’ka zgjidhje të drejtë për Kosovën pa neve dhe Kinën

    Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko ka deklaruar se pa “Rusinë dhe Kinën nuk do të ketë zgjidhje të drejtë për Kosovën”.

    Sipas tij, Rusia nuk e njeh Kosovën dhe mbetet në parimin e mbështetjes së Beogradit.

    Botsan-Kharchenko tha për Veçernje Novosti se Rusia, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do të mbështesë vetëm një zgjidhje që sipas tij “korrespondon me interesat kombëtare të Serbisë, qoftë për normalizimin e marrëdhënieve apo qetësimin e krizës aktuale”.

    Kur u pyet lidhur me raportimet se për shkak të konfliktit ruso-ukrainas, Rusia mund të bëjë një kthesë dhe të njohë Kosovën, diplomati rus në Beograd tha se kjo nuk është e vërtetë.

    RELATED ARTICLES
    - Advertisment -

    Most Popular

    Recent Comments