Ambasadori i Federatës Ruse në Maqedoni, Sergej Bazdnikin, gjatë ceremonisë me rastin e Ditës së Diplomacisë Ruse para monumentit “Kryqi rus” në Manastir, u ka drejtuar një mesazh të gjithë qytetarëve të Maqedonisë:
“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për të gjithë qytetarët maqedonas që janë miqësorë dhe kanë simpati për Rusinë – për qëndrimin tuaj, fjalët e sinqerta dhe letrat që ne vazhdojmë të marrim. Ndjejmë masivitetin e mbështetjes suaj dhe jemi të bindur se miqësia midis popujve tanë, e rrënjosur në thellësi të shekujve dhe e mbështetur nga farefisnia shpirtërore e kulturore dhe rrënjët e përbashkëta sllave, është përtej kohës dhe politikës”. – vuri në dukje Sergej Bazdnikin.