6.2 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAmbasadori i ShBA në Beograd, Christopher Hill: Serbia ka të drejtë ta...

Ambasadori i ShBA në Beograd, Christopher Hill: Serbia ka të drejtë ta kërkojë kthimin e ushtrisë, NATO ka të drejtë t’i përgjigjet “jo faleminderit”

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill ka thënë se Serbia ka të drejtë ta kërkojë kthimin e ushtrisë në Kosovë, por edhe NATO ka të drejtën e saj që t’i përgjigjet negativisht kërkesës së saj.

Hill këto deklarata i ka bërë në një interviste për edicionin serbisht të Euronews.

Do të thoja se Rezoluta 1244 qartazi defninon rrethanat në kuadër të të cilave Serbia mund t’i kthejë një numër të caktuar të forcave të saj, është qartë e shkruar dhe Serbia, them unë, sigurisht se e ka të drejtët që ta kërkojë këtë gjë. Por, NATO ka të drejtë të thotë: jo faleminderit”, ka thënë Hill.

Ai ka thënë se Kosovës nuk i duhen më shumë ushtarë, por më shumë zgjidhje politike.

“Kosova ka nevojë për më shumë vullnet, gatishmëri që të futet në një dialog të vërtetë me Beogradin dhe ta gjejë rrugën për të ecur përpara”, ka thënë ambasadori Hill.

“Kështu që, kjo nuk është çështje e forcave ushtarake, por çështje e vullnetit politik. Do të doja të nxjerr një dozë optimizmi nga kjo krizë që e tejkaluam dhe të vazhdojmë përpara”, ka thënë ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments