Jeff Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka mirëpritur miratimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.
Hovenier e ka quajtur këtë miratim si shembull i rezultateve të mira që rezultojnë kur partitë punojnë së bashku dhe me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.
“Unë e mirëpres miratimin e legjislacionit të reformës zgjedhore nga Kuvendi i Kosovës – një shembull i rezultateve të mira që rezultojnë kur partitë punojnë së bashku dhe me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës. Këto reforma e harmonizojnë më tej Kosovën me standardet e BE-së dhe forcojnë normat demokratike”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
I applaud the 🇽🇰 Assembly’s passage of electoral reform legislation — an example of the good outcomes that result when parties work together and with Kosovo’s international partners. These reforms further align Kosovo with EU standards and strengthen democratic norms.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) June 8, 2023