10.1 C
Tetovo
E diel, 1 Qershor, 2025
BallinaLajmeAmbasada e SHBA-së-Prishtinë: Jemi krenarë që mbështesim FSK-në

Ambasada e SHBA-së-Prishtinë: Jemi krenarë që mbështesim FSK-në

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka mirëpritur pjesëmarrjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës në trajnimin ushtarak me njësitë e ushtrisë amerikane në JRTC në Fort Johnson – Luiziana në SHBA.

Në një postim në Facebook thuhet se ky moment historik pasqyron partneritetin në rritje të mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, si dhe tregon përkushtimin e FSK-së për ndërtimin e një force moderne, profesionale dhe të gatshme për mision, të aftë për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale.

“Jemi krenarë që mbështesim FSK-në, përmes Programit EUCOM J7 – TWWFC, ndërsa stërvitet së bashku me njësitë e Ushtrisë Amerikane në JRTC në Fort Johnson, Luiziana — një nga qendrat kryesore të stërvitjes luftarake të ushtrisë amerikane. Ky moment historik pasqyron partneritetin në rritje të mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe tregon përkushtimin e FSK-së për të ndërtuar një forcë moderne, profesionale dhe të gatshme për mision, të aftë për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale”, shkruan ambasada

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments