Rasti me pasaportat maqedonase për kriminelët e rajonit ditëve të fundit është duke shkaktuar reagime të shumta në opinion. Nga Ambasada e SHBA-së në Shkup thonë se ata janë duke punuar me MPB-në dhe me Ministritë tjera të Qeverisë si dhe me institucionet për zbatimin e ligjit dhe sundimit të së drejtës.
“Derisa ne nuk komentojmë për hetime aktive, Ambasada amerikanë punon nga afër me MPB-në, si dhe me Ministritë e Qeverisë dhe Institucionet në RMV që të arrihen qëllimet e përbashkëta për të zbatuar ligjet dhe sundimi I së drejtës, duke llogaritur këtu edhe bashkëpunimin në zbatimin rajonal të ligjeve dhe luftës kundër terrorizmit”
Në këtë mënyrë, sic transmeton KlanM, janë përgjigjur nga Ambasada e SHBA-së në Shkup në pyetjen e Radios Evropa e Lirë lidhur me deklaratën e Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski se së bashku me Interpolin dhe Zyrën Rajonale për siguri dhe hetime pranë ambasadës së SHBA-së, nga viti 2019 kanë zbatuar hetimin për zbulimin e rrjetit të punonjësve në MPB që kanë dhënë pasaporta të Maqedonisë për kriminelë të njohur.
Në përgjigjen e Ambasadës amerikane thuhet se kata kanë një bashkëpunim të afërt edhe me Ministrinë e Drejtësisë dhe institucione tjera.
“Kemi bashkëpunim të afërt me Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë, Ambasada amerikane mundëson mbështetje teknike, forenzikë, trajnime dhe pajisje për përmirësimin e kapaciteteve për zbatimin e ligjeve dhe për institucionet nga fusha e drejtësisë. Këto aktivietet kontribuojnë për stabilitetin kombëtar dhe rajonal me përforcimin e sigurisë së kufijve, transparencës dhe mundësisë të hetohet dhe ndiqet korrupsioni, terrorizmi dhe rastet e krimit të organizuar” – kanë thën nga Ambasada e SHBA-së në Shkup për REL.