5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAmbasada e ShBA: Populli vendos se kush është brenda ose jashtë qeverisë...

Ambasada e ShBA: Populli vendos se kush është brenda ose jashtë qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Qëndrimi i Ambasadës së SHBA-ve erdhi pas takimit që liderët e patën më 7 qershor, ku u takua kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçvski, me kryetarin e partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Pas takimit, lideri i opozitës propozoi formimin e qeverisë kalimtare pa BDI-në, ndërsa ndryshimet kushtetuese të fuqizohen në momentin që do të sillet vendimi që Maqedonia e Veriut të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.

Vendimi se kush do të jetë brenda, e kush jashtë Qeverisë së Maqedonisë së Veriut i takon qytetarëve të vendit dhe përfaqësuesve të tyre politikë, deklarojnë nga Ambasada e SHBA-ve për portalin “PresOnlajn”.

“I nxis të gjithë partitë politike të ulen në tavolinë dhe të jenë pjesë e diskutimit për të ardhmen e vendit”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.

Ndryshe, gjatë takimit, Kovaçevski i ka propozuar të votohen ndryshimet kushtetuese, pastaj të formohej qeveria, në të cilën nga 10 resore që aktualisht i menaxhon LSDM, 5 t’i jepeshin VMRO-së dhe kjo qeveri t’i përgatisë zgjedhjet parlamentare. Për Mickoskin kjo ishte e pranueshme, nëse BDI-ja nuk do të ishte brenda qeverisë. BDI-ja nëpërmjet një reagimi publik pranoi të dalë nga qeveria, nëse opozita i voton ndryshimet kushtetuese, edhe pse nuk është ende e qartë së nëse dalin nga qeveria, çfarë do të bëhet me premtimin kryesor të zgjedhjeve të kaluara – kryeministri i parë shqiptar, për të cilin me këmbëngulje kanë premtuar se do ta realizojnë.

Përveç kërkesave plastike, Mickoski kërkoi nga institucionet evropiane që të garantojnë identitetin maqedonas, të përgatisin një paketë ekonomike për qytetarët dhe bizneset maqedonase, si dhe garanci se Bullgaria do t’i zbatojë vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të cilat kanë të bëjnë me të drejtat e maqedonasve në Bullgari.

Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila deri në realizimin e takimit të liderëve kishte qëndrim të betonizuar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës.

Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments