7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAmbasada amerikane për aktgjykimin e Pançevskit: Një hap pozitiv përpara

Ambasada amerikane për aktgjykimin e Pançevskit: Një hap pozitiv përpara

Ambasada e SHBA në Shkup konsideron se aktgjykimi i shkallës së parë për ish-Presidentin e Gjykatës Penale të Shkupit, Vladimir Pancevskit, me tre vjet e gjysmë burg për abuzim me sistemin AKMIS është një hap pozitiv përpara në kërkimin e përgjegjësisë për ata që akuzohen për minimin e pavarësisë gjyqësore.

Ja çfarë shkruante Ambasada në Twitter:

“Shpallja nga Gjykata Themelore në Veles se ish-kryetari i Gjykatës Penale në Shkup, Vladimir Pancevski, u dënua me tre vjet e gjysmë burg për abuzim të AKMIS është një hap pozitiv përpara në kërkimin e përgjegjësisë për ata që akuzohen për minimin e pavarësisë gjyqësore.” shkruan në tweet-in e ambasadës amerikane.

Pancevski u dënua me tre vjet e gjashtë muaj burg, dhe aktgjykimi u njoftua vonë mbrëmë nga gjyqtarja Valentina Gjorgjievska nga Gjykata Themelore në Veles.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments