5.6 C
Tetovo
E diel, 2 Shkurt, 2025
BallinaLajmeAmbasada amerikane në Prishtinë: Pavarësia e Kosovës është fakt

Ambasada amerikane në Prishtinë: Pavarësia e Kosovës është fakt

Ambasada amerikane në Prishtinë tha se qëllimi i Shteteve të Bashkuara është që të mbështesë Kosovën që të bëhet pjesë e strukturave evropiane dhe euroatlantike, duke theksuar se “pavarësia e Kosovës është fakt”.

Ky reagim në Twitter vjen pas një lajmi se llogaria e Ambasadës amerikane në këtë rrjet social kishte “pëlqyer” një postim të një media serbe që fliste për mosnjohjet e pavarësisë së Kosovës, të pretenduara nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

“Llogaria zyrtare në Twitter e Ambasadës amerikane nuk e ka ‘pëlqyer’ qëllimshëm asnjë postim në Twitter në 24 orët e fundit. Siç e kemi thënë edhe më herët, kur ne duam të artikulojmë një qëndrim, ne e bëjmë përmes kanaleve zyrtare, deklaratave, e jo përmes ‘pëlqimeve’ në rrjetet sociale”, thuhet në sqarim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments