5.7 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmeAltrim Mamuti nga PDE: Anti-korrupsioni ka punë në Tetovë, po u meren...

Altrim Mamuti nga PDE: Anti-korrupsioni ka punë në Tetovë, po u meren mjete financiare nxënësve pa asnjë transparencë

Antari i kryesisë nga Partia Demokratike Evropiane Altrim Mamuti , ka reaguar pas vendimit që ka marë Komuna e Tetovës, për uniformat e nxënësve në shkollat e mesme dhe fillore

Altrim Mamuti nga PDE thekson

Nuk ka askundi në botë përpos në Tetovë që njëher tua marin paratë fëmijëve e pastaj pas disa muajsh tua bien uniformat!
Nuk ka askundi në botë të tregojn çfar uniforme të marin pastaj ta ndrojnë jo këtë por diçka tjetër!
Nuk ka askundi në botë përpos në Tetovë tu marin nga 800 den. pastaj të thonë kushton 750 den 50 den do shkojnë për fëmijët që nuk kan ( që sjemi kundër) a në ndërkoh të gjithë fëmijët kanë paguar!

Mësuesit e profesorët nuk mund të flasin se e ruajn vendin e punës, këshillat e prindërve në shumicën e rasteve janë caktuar nga drejtoria e jo nga prindërit, për ta mbajtur monopolin nëpër shkolla!

Politika në shoqërinë tonë ka hyrë edhe tek fëmijët edhe atë jo nëpërmjet prindërve por nëpërmjet komunës së Tetovës me metodat jo të shëndetëshme për familjet shqiptare , kjo punë kërkon sqarim nëse ska sqarim duhet të ketë protestë nga ana e prindërve!
Këtu ka punë edhe Anti Korrupsioni!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments