4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAltmajeri Ministri Gjerman i Ekonomisë / Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria...

Altmajeri Ministri Gjerman i Ekonomisë / Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë të gatshme për në BE

Për momentin ekonomitë e dy vendeve nuk i plotësojnë kushtet për tu bërë pjesë e BE-së ka thënë ministri gjerman i Ekonomisë dhe Energjetikës, Peter Altmajer në një deklaratë për radion gjermane Dojçland Funk.

Gazetari: A janë ekonomikisht të përgatitura Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të bëhen pjesë e BE-së?

“JO! Kjo është pyetje që për momentin nuk mundet ti përgjigjeni me një PO.- ka thënë Altmajer, duke shtuar se vitet e fundit dy vendet kanë arritur përparim aq sa të afrohen drejt tregut ekonomik të BE-së.

Ai gjithashtu ka drejtuar gishtin se përballja me korupsionin dhe gjyqësorin e pavarur janë kusht i rëndësishëm për vendet e Ballkanit të cilët pretendojnë të bëhen pjesë e BE-së, përcjell Dojçe Vele në gjuhën angleze.

“Nuk kemi nevojë vetëm për tolerancë drejt vendeve të Ballkanit, ne kemi nevoj për vende të sigurta ku sundon e drejta, ne kemi nevojë për gjyqe të pavarura”- përfundon Altmajer.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments