12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAlternativa: Nuk kemi pushkë për Aleancën për Shqiptarët

Alternativa: Nuk kemi pushkë për Aleancën për Shqiptarët

Nga Alternativa përmes një komunikate sot thonë se reagimet pas takimeve që kjo parti ka pasur me ekzekutivin nuk i bëjnë nder askujt. Nga kjo parti thonë se marrëveshja për bashkëpunim me Aleancën për Shqiptarët është konsumuar, por nuk përjashtojnë mundësinë që sërish të bashkëpunojnë në zgjedhjete ardshme.

“Pasi që tashmë i kemi kaluar dy cikle zgjedhore në koalicion me Aleancën për Shqiptarët, faktikisht është konsumuar marrëveshja jonë për bashkëpunim. Megjithatë, mbetet e hapur mundësia që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në zgjedhjet e ardhshme kurdo që të mbahen ato. Duke mos e perceptuar Aleancën për Shqiptarët si parti kundërshtare, po themi vetëm se për neve nuk janë mënyrë e mirë e komunikimit përllogaritja se kush me kë dhe sa herë është takuar, sepse kështu duhet të dalim borxhlinj të panevojshëm. Takimet dhe mbështetja e partive të pushtetit është pyetje që nuk i bën nder askujt, sepse për neve Aleanca për Shqiptarë është parti, me të cilën nesër mund të kemi përsëri bashkëpunim dhe duam të lejojmë hapësirë dhe mundësi për të komunikuar dhe bashkëpunuar. Sidoqoftë, pavarësisht qëndrimit publik të ASH-së, ne nuk kemi pushkë për ASH-në, por do të vazhdojmë t’i konsiderojmë si miq dhe bashkëpunëtorë.Sidoqoftë, pavarësisht qëndrimit publik të ASH-së, ne nuk kemi pushkë për ASH-në, por do të vazhdojmë t’i konsiderojmë si miq dhe bashkëpunëtorë”, thuhet në reagimin e Alternativës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments