10.1 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAlsat siguron raportin e misionit vlerësues të BE-së mbi punën e Këshillit...

Alsat siguron raportin e misionit vlerësues të BE-së mbi punën e Këshillit Gjyqësor

Televizioni Alsat ka siguruar ekskluzivisht raportin e plotë të misionit vlerësues të BE-së mbi punën e Këshillit Gjyqësor. Në pjesën për Gjykatën Supreme konstatohet se mospjesëmarrja e Besa Ademit në mbledhje të Këshillit Gjyqësor si anëtare e deleguar në bazë të detyrës zyrtare, nuk përbën shkelje ligjore. Në rekomandimin katër ku ekspertët e BE-së kanë shqyrtuar statusin e strukturës së këshillit është konstatuar se prezenca apo mos prezenca nuk guxon të paraqet prioritet për këshillin.

“Është e rrugës që në të ardhmen kryetari i Gjykatës Supreme të mos jetë pjesë e Këshillit Gjyqësor, kjo me qëllim forcimin e pavarësisë së gjyqësorit. Duhet të merret në konsideratë se kryetarja e Këshillit Gjyqësor disa herë ka vendosur të mos merr pjesë në mbledhje të këshillit, kjo si pasojë e zhvillimeve kundërthënëse së fundi në këtë organ, por theksojmë se kjo NUK BIE NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN”, thuhet në raport.

Jo zyrtarisht në fund të dhjetorit është thirrur mbledhja e Komisionit referues mbi iniciativën për procedurë disiplinore kundër kryetares së Supremes, Besa Ademi. Alsat që në fillim të muajit nëntor kishte raportuar se për shkak të transparencës para mediave, Ademi mund të përfundon në përgjegjësi, përkatësisht në shkarkim edhe pse prononcimet e saja në media nuk janë arsyeja e vërtetë e shkarkimit, por dyshohet se prishja e matematikave politike për ta kthyer Gruevsin po e penalizojnë Gjykatën Supreme, përkatësisht kryetaren e saj.

Komisioni referues duhet t’i dëgjon palët, propozuesin e iniciativës dhe subjektin e procedurës për shkarkim apo përgjegjësi. Pas këtij veprimi procedural, raporti i shkon Këshillit Gjyqësor ku anëtarët prononcohen, propozojnë dhe votojnë për masat ndaj Ademit. Për veprimet e këshillit dhe nismën për vërtetimin e përgjegjësisë së Ademit kanë reaguar edhe përfaqësuesit diplomatik në vend, ndërsa në fund të muajit tetor Ademi zhvilloi edhe një takim pune me ambasadoren amerikane në vend, Angela Price Aggeler nga e cila morri mbështetjen për punën e deritanishme dhe vlerësimet e mara si gjykata më e suksesshme në kohën kur gjyqësori përballet me besueshmërinë më të vogël nga qytetarët. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments