1.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAlsat-m / Në fshatin Shipkovicë të Tetovës, ariu ushqehet me të vdekurit

Alsat-m / Në fshatin Shipkovicë të Tetovës, ariu ushqehet me të vdekurit

Banorët e fshatit Shipkovicë të malësisë së Sharrit disa ditë me radhë zgjohen me trishtim, duke parë varre të zbuluara dhe kufoma të copëtuara nëpër to nga një arushë që gjatë natës, hap varret për tu ushqyer me kufomat.

“Dy kufoma i ka nxjerr prej varri dhe nga gjunjët e poshtë i ka ngrënë,njërën e ka nxjerrë prej varri dhe e ka gjuajt anash po këmbët ia ka ngrënë. Ne e varrosëm një djalë të ri, por të nesërmen kur shkuam kufoma ishte jashtë këmbët nuk i kishte”.

“Po merreni me mend sa e trishtueshme është kjo egërsirë, llogariteni sa e trishtueshme mund të jetë”.

“Bëjmë roje normal, duhet, deri sa vazhdon kështu duhet me bë”.

“Banorët e fshatit Shipkovicë thonë se jemi të obliguar të bëjmë edhe roje gjatë natës që të mos i prish sërish varrezat apo të futet në fshat, ndërkohë po ashtu djegin goma të ndryshme dhe lyerje me vaj rreth varrezave që aroma e keqe e vajit ta largojë këtë egërsirë”.

Për rastin në fjalë është njoftuar edhe Sektori i Punëve të brendshme të Tetovës, nga ku për Alsat, thonë se, është njoftuar ministria e Bujqësisë dhe pritet vendimi për masat e mëtejme.

Rasti është konfirmuar dhe është dokumentuar, por meqë për këto gjëra kompetente është Ministria e Bujqësisë, pritet përgjigjja të hënën dhe më pastaj do të merren edhe masat e nevojshme – njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Banorët e Shipkovicës thonë se kjo nuk është hera e parë që arushat zbresin në fshat duke shkaktuar dëme nga më të ndryshmet.

Bashkim Sulejmani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments