5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeALPINISTËT SHQIPTAR hoqën flamurin maqedonas dhe i ngjitën flamurin shqiptar Korabit |...

ALPINISTËT SHQIPTAR hoqën flamurin maqedonas dhe i ngjitën flamurin shqiptar Korabit | VIDEO

Alpinisti shqiptar nga Peshkopia, Izet Shulku dhe shoqëria e tij kanë hequr këtë fundjavë flamurin maqedonas nga maja e Korabit të Madh dhe kanë ngritur atë shqiptar.

“Korbai është në Shqipëri dhe nuk ka vend për flamurin maqedonas”, ka shkruar Shulku në profilin e tij në Facebook dhe ka postuar videon.

Në majën e Korabit, i cili i përket Parkut Kombëtar të Mavrovës, ka një tabelë informative me një afishe të shkruar në gjuhën maqedonase me lartësinë në majë – 2764 metra dhe se vargmalet e Korabit janë në dy shtete, Maqedoni dhe Shqipëri. Por Shulku e grisi edhe mbishkrimin duke e hedhur përdhe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments