Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se nuk i merr seriozisht ankesat e individëve që mbetën jashtë strukturave të partisë në Kongresin e pestë. Në një brifing me mediat, ai deklaroi se bëhet fjalë për vetëm dy apo tre persona që kanë reaguar publikisht. Ai përmendi Abdyl Selam Selamin, për të cilin tha se ka kërkuar falje dhe se mbetet i rreshtuar në BDI. Ahmeti ishte i prerë: “Ata që ikin sepse nuk kanë funksione, le të ikin”.
Ai theksoi se BDI ka qenë dhe do të mbetet parti me debat të fortë të brendshëm dhe se asnjë vendim i rëndësishëm nuk merret pa konsultim me Këshillin e Përgjithshëm.BDI, sipas Ahmetit, synon një marrëveshje kombëtare për zhvillim, duke vlerësuar se qytetarët janë lodhur nga politikat ditore që, siç tha, shërbejnë për përfitime partiake. “Kur kemi pasur guximin ta bëjmë Marrëveshjen e Ohrit, atë të Prespës dhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, pse të mos kemi edhe një marrëveshje kombëtare për zhvillim, duke përfshirë ekspertët më të mirë të vendit”, tha Ahmeti.
Ai përsëriti kërkesën për ndryshime kushtetuese, duke theksuar se në të ardhmen Qeveria duhet të zgjidhet me shumicë të dyfishtë, ndërsa parimi i Badinterit të zbatohet edhe në Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, kjo do të jetë kusht për pjesëmarrje në qeverisje.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në brifingun e sotëm me gazetarët, tha se Artan Grubi nuk është arratisur, por sipas tij, “ai pas kalimit të kufirit, është futur në Listën e zezë nga institucionet përkatëse”.“Nuk eshte arratisur… pasi e ka kaluar kufirin, është futur ne Listë të zezë. Dua proces transpret, jo selektiv. Kjo eshte arsyja qe kerkojmë veting”, deklaroi zoti Ali Ahmeti.
