Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në ngjarjen Forumi i Prespës ka zhvilluar takim dhe me të dërguarin e Bashkimit Europian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Ahmeti në Facebook shkruan se çeshtja ndërmjet dy vendeve duhet të zgjidhet me njohje të ndërsjelltë.
Statusi i plotë:
Kënaqësi të takoja sot në Prespa Forum Dialogue të dërguarin e Bashkimit Europian në dialogun Kosovë – Serbi, z. Miroslav Lajçak.
Diskutuam mbi situatën e tensionuar në raportet mes Kosovës dhe Serbisë duke shprehur nevojën imediate të normalizimit të marrëdhënieve dhe rikthimit të dialogut mes të dyja palëve.
Përgëzova z.Lajçak për rolin e deritanishëm në vendosjen e urave të komunikimit mes të dyja vendeve dhe e inkurajova të vazhdojë me punën e sinqertë deri në zgjidhjen përfundimtare të kontestit përmes njohjes së ndërsjelltë.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid033ozuouQpLGrnFizjsoxuAAit3Ff7ZhdJieU7QFcAJheczfkQjomPcheyrtbiMbeyl&id=100044523937585&mibextid=Nif5oz