Zgjedhjet janë të rëndësishme, por fillimisht duhet të ketë konsensus për datën dhe para së gjithash të merren parasysh masat institucionet shëndetësore. Megjithatë, shëndeti i qytetarëve është para së gjithash, deklaroi pas takimit të liderëve te presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, lideri i BDI-së Ali Ahmeti.
“Është shumë me rëndësi në gjendje të jashtëzakonshme të gjithë të jemi të ndërgjegjshëm dhe të jemi dakord për arritjen e qëllimeve tona. Ne jemi shumë të vetëdijshëm se vendi është pa Kuvend, se është me Qeveri teknike, por kjo gjendje është shkaktuar nga pande(MEDIAL) dhe virusit të rrezikshëm”, tha Ahmeti, duke shtuar se në takim janë shqyrtuar dokumentet nga institucionet kompetente për gjendje dhe ka pasur debat nga të gjitha partitë politike.
Të gjitha partitë politike, nënvizoi Ahmeti, kanë shprehur qëndrim se janë të shqetësuar për gjendjen, duhet me kujdes të ndiqet dhe duhet komunikim me institucionet shëndetësore.
Ahmeti theksoi se është shumë me rëndësi që kjo gjendje të mos politizohet ose të partizohet për shkak, siç tha, pikëve politike.
Në pyetjen e gazetarëve si shikon në atë që kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i cili nuk e konvokon Kuvendin në këtë gjendje, Ahmeti potencoi se njeriu i parë i parlamentit e respekton dhe nuk e shkel Kushtetutën dhe është në komunikim me ekspertë juridikë dhe kushtetues.
Lidhur me atë që më 24 të këtij muaji është Bajram dhe paralajmërimet për atë se pa dallim të vendimit nëse do të ketë karantinë 24 orëshe, xhamitë do të jenë të hapura, qëndrimi i Ahmetit është se shumë me rëndësi është të dëgjohen drejtoritë dhe masat e dhëna nga institucionet shëndetësore