Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, gjatë një vizite në Gostivar ku zhvilloi takim me strukturën rinore të partisë, ka komentuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke lënë të hapur skenarin për organizimin e tyre së bashku me zgjedhjet lokale në tetor
“Përgjigje për një pyetje që më kanë bombarduar sot këtu: A do të ketë zgjedhje të parakohshme? Ne izmetin ia bëjmë – në tetor të ketë zgjedhje lokale dhe të parakohshme parlamentare bashkë,” deklaroi Ahmeti, transmeton Flaka Media.
Sipas tij, qeveria e re që pritet të formohet, nuk ka gjasa të funksionojë gjatë.
“Nuk ma merr mendja që mund të funksionojë me paterica kjo qeveri,” theksoi ai, duke ironizuar me përbërjen e re parlamentare dhe koalicionin aktual pas zgjedhjeve.