Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në “Politiko”, ka folur për ditën historike të djeshme dhe replikat që i bëri në Kuvend.
Sipas tij, në të kaluarën kanë qenë qiraxhi në vendin e vet dhe kjo tashmë ka ndryshuar.
Ahmeti thotë se Xhaferi është dëshmuar si kuadro edhe në momentet kur ka udhëhequr me Kuvendin, raporton indeks.mk
“Talat Xhaferi është kryeministër sepse atë e ka lejuar atë Marrëveshja e Ohrit. Nuk mund të jetë një piun në duar të huaja, do të punojë për të mirën e shtetit në rrol të kryeministër. Ai që ka folur kundër Xhaferit dje i kam replikuar sepse ai karrierën e tij e ka filluar në UDB, më ka ndjekur mua. E pyeta atë, ka qenë më mirë atëherë apo tash kur jemi në NATO dhe jemi rrugës drejtë BE”, tha Ahmeti.