27.3 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti: VMRO mllefosi maqedonasit – Maqedonia këtu mbetet, nuk po e...

Ali Ahmeti: VMRO mllefosi maqedonasit – Maqedonia këtu mbetet, nuk po e çonim as në Hënë e as në Mars

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në Akademinë solemne për shënimin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, ka folur edhe për situatën politike në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21.

U bëri thirrje shqiptarëve të mos e harrojnë Dardaninë, Iliridën dhe të bëhen viktima të platformave ugurzeza e propagandës ditore të VMRO-DPMNE-së.

“VMRO-ja, me politika antishqiptare, e mllefosi komunitetin maqedonas duke u justifikuar dhe sofistikuar me mjeshtërinë më të madhe se gjoja po lufton BDI-në. Në realitet, luftoheshin shqiptarët, sepse këtë shtet nuk e merrnim ta çonim as në Hënë e as në Mars. Ky shtet këtu mbetet, por ky shtet mund të qëndrojë në këmbë vetëm duke qenë në harmoni dhe mirëkuptim dy kombet më të mëdha – shqiptarët dhe maqedonasit”, tha Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments