8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti vazhdon qëndrimin në Tiranë, viziton Qendrën Kulturore Informative të RMV-së!

Ali Ahmeti vazhdon qëndrimin në Tiranë, viziton Qendrën Kulturore Informative të RMV-së!

Kreu i Bashkimit Demokratik për  Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga zv.kryeministri i parë, Artan Grubi, nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi dhe sekretarit të përgjithshme, Faton Ahmeti vazhdon të qëndrojë në Tiranë ku mbrëmë takoi Edi Ramën e liderët politik shqiptarë ku me çrast ka vizituar edhe hapësirat e Qendrës Informative Kulturore.

Atje Ahmeti u mirëprit nga drejtori i kësaj qendre, z. Zllatko Origjanski. Ahmeti thotë se kjo qendër është rezultat i bashkëpunimit tonë të përforcuar ndërqeveritar me Republikën e Shqipërisë.

“Një projekt institucional që synon të ruajë dhe avancojë lidhjen kulturore mes vendeve tona. Ju urova punë të mbarë drejtuesve të kësaj qendre dhe materializim të përpiktë të programit të bashkëpunimit ndërkulturor mes vendeve tona”, shkruan mes tjerash Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments