Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nëpërmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në urimin e tij, Ahmeti ka shprehur mirënjohje për SHBA-në për siç thotë ai përkrahjen e përhershme në rrugën e zhvillimit demokratik dhe integrimit europian të vendit.
“Fryma e demokracisë amerikane është udhërrëfyes, garancë e stabilitetit dhe sigurisë së vendeve tona. Mbështetja e tyre për ne është jetike në projektimin e së ardhmes sonë progresive. Duke çmuar miqësinë tonë të sinqertë shumëvjeçare dhe duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e përhershme në rrugën e zhvillimit demokratik dhe integrimit europian të vendit, urojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës 247 vjetorin e pavarësisë”, ka shkruar Ahmeti.
