4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti: Unë nuk jam pesimist, besoj që në fund të qershorit...

Ali Ahmeti: Unë nuk jam pesimist, besoj që në fund të qershorit zgjidhet çështja me Bullgarinë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në konferencën e sotme për shtyp në Tetovë tha se është optimist se deri në fund të qershorit vendi do të merr datë për fillimin e negociatave me BE-në.

Ahmeti deklaroi se beson në angazhimin e presidentit francez, Emanuel Macron, për zgjidhjen e çështjes Shkup-Sofje dhe hapjen e rrugës së integrimit evropian të vendit.

“Tani këtë proces e lehtëson presidenti Macron, që unë nuk i takoj kampit të pesimistëve dhe mendoj se deri në fund të muajit, do të gjendet një zgjidhje dhe të ketë një epilog në favor të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe ardhmërisë. Unë besoj shumë tek ardhmëria, prandaj besoj se edhe zgjidhja në fund të qershorit, sepse ka angazhim të jashtëzakonshëm të aleatëve dhe miqve tanë dhe besoj në përcaktimin dhe ndihmën dhe lehtësimin që presidenti Macron ka marrë përsipër”, deklaroi mes tjerash Ahmeti.

Njejtë si Ahmeti, optimistë po tregohen edhe shumë figura politike të vendit, të cilët shprehen se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është interes gjeo-strategjik, prandaj presidenca e Francës po punon në tejkalimin e krizës dhe drejt zgjerimit të Unionit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments