Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti bëri thirrje për veting për të gjithë politikanët në Maqedoninë e Veriut, për prejardhjen e pasurisë së tyre, por siç shtoi nuk ua mba pasi që kanë hyrë leckamana e janë bërë milionera, përcjell TV21.
“Vendit i duhet të bëjmë veting, urdhëroni të bëjmë veting, VMRO, VLEN të gjithë sa jemi, LSDM. Të bëjmë veting, hajdeni të hapim për privatizimin për 30 vitet e fundit. Shqiptarët të përjashtu të diskriminu, në mënyrën nazi-fashiste nga çdo pjesëmarrje në privatizim të shtetit. Hajdeni ta hapim hetim për të gjithë funksionarët për preardhjen e pasurisë së tyre, por nuk ua mban se kanë hyrë leckamana, e janë bërë milionera e miliardera”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.