15.7 C
Tetovo
E diel, 22 Shtator, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti takon presidentin Begaj në kudër të forumit të Prespës

Ali Ahmeti takon presidentin Begaj në kudër të forumit të Prespës

Kryetari i Bashkimit Demokrarik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Artan Grubi, ministri Bujar Osmani, sekretarin e përgjithshëm Faton Ahmetin dhe kryetarin e komunës së Strugës Ramiz Merko kanë realizuar një takim me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, me të cilin folën mbi rrugëtimin e përbashkët drejt BE-së si dhe projektet që janë në punim e sipër përfshirë këtu Korridorin 8, hekurudhën, vendkalimin e përbashkët kufitar si dhe portin e thatë në Strugë, shkruan Top24

“Në kuadër të punimeve të Prespa Forum Dialogue, sot në Strugë takova edhe presidentin Bajram Begaj.

Biseduam mbi rrugëtimin e përbashkët drejt BE-së si dhe projektet që janë në punim e sipër përfshirë këtu Korridorin 8, hekurudhën, vendkalimin e përbashkët kufitar si dhe portin e thatë në Strugë.

Riktheksuam se finalizimi i këtyre projekteve do të lehtësojë shumë jetën e qytetarëve si dhe do të nxisë edhe më shumë zhvillimin ekonomik në rajon.

Diskutuam edhe mbi zhvillimet në Kosovë dhe nevojën imediate për vazhdimin e dialogut dhe arritjes së Marrëveshjes së paqes me njohje të ndërsjellë me ndihmën e miqëve ndërkombëtar, me qëllim të stabilitetit në Ballkan.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments