10.6 C
Tetovo
E shtunë, 4 Tetor, 2025
BallinaLajmeAli Ahmeti takoi përfaqësuesit e Shoqatës së Shqiptarëve Mbrojtës në Kroaci: Na...

Ali Ahmeti takoi përfaqësuesit e Shoqatës së Shqiptarëve Mbrojtës në Kroaci: Na bashkon gjaku i derdhur për liri

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim të veçantë me përfaqësuesit e Shoqatës së Shqiptarëve Mbrojtës të Kroacisë në Luftën Atdhetare. Delegacioni u kryesua nga gjenerali i njohur Esad Çollaku, njëherësh kryetar i Unionit të Shqiptarëve të Kroacisë, si dhe nga Tomë Kaqinari, përfaqësues i Bashkësisë së Shoqatave të Vullnetarëve të Luftës në Kroaci.

Në këtë takim, u përkujtuan bashkëluftëtarët shqiptarë që morën pjesë në mbrojtjen e Kroacisë, ndër ta emrat e lavdishëm të Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe Bekim Berishës – Abeja, të cilët mbeten të gdhendur përgjithmonë në kujtesën historike të kombit shqiptar.

“Takimi u zhvillua në një atmosferë vëllazërore dhe respekti të ndërsjellë, ku ndamë kujtime dhe përvoja mbi rolin e shqiptarëve në mbrojtjen e Kroacisë dhe mbi sakrificat e tyre, të cilat dëshmojnë pathyeshmërinë dhe qëndresën për liri e dinjitet”, u shpreh Ahmeti.

Ai gjithashtu theksoi mirënjohjen për mbështetjen e Kroacisë në luftën çlirimtare të Kosovës, duke nënvizuar se gjaku i derdhur për liri ka forcuar përgjithmonë lidhjet mes dy popujve.

“Gjaku i derdhur për liri na bashkon dhe na bën të pandashëm në përpjekjen për drejtësi dhe dinjitet kombëtar,” tha Ahmeti, duke shtuar se këto vlera përbëjnë themelet e miqësisë së përjetshme mes shqiptarëve dhe kroatëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments