Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot ka realizuar një takim pune me ambasadoren e SHBA-së në Shkup, Kate Byrnes, me të cilën ka biseduar mbi arritjet e Maqedonisë së Veriut në integrimet euroatlantike, duke përmendur këtu marrëveshjen me Athinën dhe Sofjen, si dhe drejtimin e vendit drejt BE-së.
Ahmeti tha se bashkëpunimi i suksesshëm me SHBA do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në drejtim të realizimit të qëllimeve të përbashkëta me Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian.
Ai gjithashtu ka përshëndetur marrëveshjen e Uashingtonit midis Kosovës dhe Serbisë bashkë edhe me njohjen e ndërsjellë midis Izraelit dhe Kosovës, si dhe përcaktimin e Hezbollahut si organizatë terroriste.
Ndërsa, ambasadorja amerikane theksoi se Uashingtoni do të vazhdojë të përkrahë Maqedoninë e Veriut në zbatimin e reformave të nevojshme por shumë të rëndësishme me qëllim mbisundimin e së drejtës dhe funksionimin e institucioneve në mënyrë të paanshme dhe të pavarur