2 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti siguron: Regjistrimi- nuk ka nevojë për dyshime

Ali Ahmeti siguron: Regjistrimi- nuk ka nevojë për dyshime

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një intervistë ekskluzive për indeks.mk (portal i afërt me BDI), ka folur për regjistrimin e popullsisë dhe rezultatet e dala nga ky proces.

Ahmeti ka thënë se ka kërkuar që ky moment të mos keqpërdoret dhe të politizohet për politika ditore.

“Do të dëshiroja që kjo të mos politizohet, të mos keqpërdoret sidomos nga dy komunitetet më të mëdha, nga komuniteti maqedonas dhe përfaqësuesit e tyre politik si dhe nga komuniteti shqiptar dhe përfaqësuesit e tyre politik. Me përqindje 30, apo 40, apo 50 ka rënie, ka ngritje, kjo është një pasqyrë reale që është bërë përmes njerëzve të administratës shtetërore, e kontrolluar, e menaxhuar dhe e trajnuar nga ekspert ndërkombëtar të fushave të statistikës si dhe të institucionit më të lartë EUROSTAT-it, d.m.th e tërë situata është kjo në vend”, tha fillimisht Ali Ahmeti.

Siguroi që në këtë proces nuk ka pasur lëshime dhe nuk ka nevojë për dyshime.

“Nuk ka nevojë që kjo situatë as të politizohet por as edhe të hidhen dyshime se ka keqpërdorime, se ka keq vendosje të numrave. Do të thotë të gjithë kanë punuar me përgjegjësi në këtë drejtim dhe sa më parë larg politizimit dhe përplasjeve për numrat për përqindjet sepse kjo nuk na çon asgjëkund”, deklaroi Ahmeti për Indeks.mk.

Për më tepër,Ali Ahmeti hodhi poshtë të gjitha akuzat e opozitës dhe tha se ky proces nuk duhet politizuar e qytetarët nuk duhet të terrorizohen me lajme të pavërteta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments