Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllimet më të thella familjes së patriotit dhe njërit nga themeluesit e UT- Milaim Fejziu i cili u nda nga jeta sot shkruan Tetovasot.
“Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Profesor Milaim Fejziut, njërit nga themeluesit e Universitetit të Tetovës dhe kryetarit të parë të Senatit të këtij universiteti” shkruan lideri Ahmeti.
Ai tha se Fejziu do të rrojë në kujtimet tona i pavdekshëm me kontributin që dha për vendosjen e themeleve të arsimit sipëror në gjuhën amtare dhe avancimin e tij, me aktivizmin kombëtar si nënkryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë dhe kryetar i Shoqatës për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në vendin tonë.
E nderuara familje Fejziu, të nderuar bashkëveprimtarë të profesorit Milaim Fejziu pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta për humbjen tuaj të madhe, të rroni dhe ta kujtoni përjetë me krenari!u shpreh Ali Ahmeti.Tetovasot