20.9 C
Tetovo
E diel, 13 Korrik, 2025
BallinaLajmeALI AHMETI-REGJISTRIMI, : NUK ISHTE E LEHTË, POR IA DOLËM ME SUKSES

ALI AHMETI-REGJISTRIMI, : NUK ISHTE E LEHTË, POR IA DOLËM ME SUKSES

Sot u shpallën rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti në një postim në facebook uroi për suksesin e këtij operacioni.

”Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut pas 20 viteve ka një pasqyrë më të qartë sa i përket numrit të përgjithshëm të popullësisë dhe përqindjes së komuniteteve në vend. Shqiptarët janë 29.5% në popullësinë e përgjithshme dhe 24.3% në popullësinë rezidente, ndërsa në qytetin e Shkupit 22.8% (nga 20.04% në 2002).

Përgëzoj të gjitha institucionet që ishin të përfshira dhe ndihmuan Regjistrimin si proces që filloi në muajin Mars të vitit të kaluar me diasporën e vendit e që përfundoi në Shtator me regjistrimin e popullatës në vend, proces dhe sfidë aspak e lehtë por që ia dolëm ta përfundojmë me sukses.”/KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments