Në tubimin në Çair unë nuk kam përcjellur mesazhe kërcënuese për bashkëpartiakët por kam përcjellur mesazhe për ata që kanë bërë marëveshje të fshehta për ta varosur Bashkimin Demokratik për Integrim.
“Është një çështje krejtësisht tjetër dhe janë ca marrëveshje të fshehta që bëhen dhe që unë si kryetar partie normalisht se jam i informuar për zhvillime për taktizime, mbi ndërtime të strategjive për ta përmbys dhe për ta varos BDI-në dhe ata që është dashur e kanë marrë mesazhin e duhur pasi ka 20 vite që mundohen ta përmbysin BDI-në por këto janë gërhamat e fundit” tha Ali Ahmeti kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim.Top24