3.6 C
Tetovo
E mërkurë, 28 Janar, 2026
BallinaLajmeAli Ahmeti pret në Tetovë ministren e punëve të brendëshme të Shqipërisë,...

Ali Ahmeti pret në Tetovë ministren e punëve të brendëshme të Shqipërisë, Albana Koçiun

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në Tetovë ka pritur ministren e punëve të brendëshme të Shqipërisë zonjën Albana Koçiu me të cilën diskutuan çështje me interes të përbashkët, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe forcimi i lidhjeve mes shqiptarëve në rajon, shkruan Top24

Ali Ahmeti 

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim Ministren e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, znj. Albana Koçiu.

Takimi u zhvillua në një frymë të ngrohtë dhe konstruktive, ku u diskutuan çështje me interes të përbashkët, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe forcimi i lidhjeve mes shqiptarëve në rajon.

Pas takimit, pata nderin ta shtroj një drekë për Ministren Koçiu, duke vazhduar bisedën në një atmosferë miqësore dhe respekti të ndërsjellë.

Takime të tilla kontribuojnë në thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve tona.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments