3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti pret Ambasadorin e OSBE-së, Klemens Koja

Ali Ahmeti pret Ambasadorin e OSBE-së, Klemens Koja

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka
realizuar një takim me Shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup,
ambasadorin Klemenes Koja.

Ahmeti me këtë rast i ka thënë ambasadorit Koja se bashkëpunimi i vendit
me Misionin e OSBE-së është prej një rëndësie të madhe, në veçanti në
pjesën e shfrytëzimit të përvojave dhe ekspertizës që marrim në shumë
lëmi.

Kryetari Ahmeti dhe ambasadori Koja gjatë këtij takimi biseduan edhe
rreth sfidave me pandeminë e shkaktuar nga virusi COVID-19, mënyrat më
të mira se si të përballemi me këtë situatë, përkrahjen ekonomike dhe
ndihmën për kompanitë dhe qytetarët përmes masave të cilat kontribuojnë
për tejkalimin sa më të lehtë të pasojave të shkaktuara nga COVID-19.

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe ambasadori i OSBE-së, z. Klemens
Koja shkëmbyen mendime edhe rreth situatës së fundit të krijuar me
Bullgarinë. Ahmeti i tha ambasadorit Koja se është i bindur që përmes
bisedave konstruktive me Bullgarinë, do të tejkalohen të gjitha çështjet
e hapura në mënyrë miqësore dhe Bullgaria do të mbetet përkrahëse e
Republikës së Maqedonisë së Veriut si pjesë e Bashkimit Evropian.

Ahmeti, gjithashtu ka njoftuar ambasadorin Koja se funksionaliteti i
koalicionit dhe kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është në
nivel dhe që funksionon sipas të gjitha parimeve të cilat shpijnë vendin
drejt Bashkimit Evropian.

Ahmeti dhe Koja gjatë këtij takimi nuk kanë anashkaluar rajonin si dhe
situatën e krijuar pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj
presidentit të Kosovës, kryetarit të parlamentit dhe disa ish krerëve të
tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ahmeti i ka përsëritur
ambasadorit Koja se lufta e UÇK-së ka qenë luftë për liri, luftë e
drejtë dhe që edhe të akuzuarit e fundit do të kthehen ballëlartë nga
Haga dhe përfundimisht do të dëshmojnë luftën e pastër që ka bërë Kosova
dhe populli i saj.

Në fund të këtij takimi, Ahmeti dhe Koja shprehën gatishmëri për vazhdim
të bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha segmentet të cilat janë nën
kompetenca të OSBE.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments