Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka shprehur ngushëllimet familjes së Shpat Kasapit pas ndarjes së papritur nga jeta e këngëtarit. Ahmeti në postimin e tij shkruan:
Herët Shpat, shumë herët
Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe miqve të Shpat Kasapit për ndarjen e tij të papritur nga jeta në moshë kaq të re.
