5.5 C
Tetovo
E enjte, 27 Shkurt, 2025
BallinaLajmeAli Ahmeti nga Gostivari: Unitet, veprim dhe mendim i fortë, Jo Rusisë

Ali Ahmeti nga Gostivari: Unitet, veprim dhe mendim i fortë, Jo Rusisë

Aleanca për Shqiptarët (krahu i Ziadin Selës) sonte në Gostivar, me nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor në Gostivar edhe zyrtarisht iu bashkua “Frontit Evropian” të udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Pas nënshkrimt, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi që tani na duhet uniteti, veprimi dhe mendimi i fortë për të qenë përballë të gjithë të tjerëve me mandate të forta që të bëjmë politika paqësore dhe që t’i themi Po vërtetë Evropës dhe Jo Rusisë.

“Sot është momenti që ne të jemi bashkë sepse rreziku nga Lindja po vjen, po lëvizin trupa të tërë armatimesh deri në koka bërthamore. Prandaj neve na duhet uniteti, veprimi dhe mendimi i fortë për të qenë përballë të gjithë të tjerëve me mandate të forta që të bëjmë politika paqësore që t’i themi Po vërtetë Evropës dhe Jo-në e fortë Rusisë”, tha Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments