Fronti Europian i udhëhequr nga kryetari i BDI, Ali Ahmeti pasditën e sotme zhvilluan një takim mbreslënës me komunitetin e biznesit në Gostivar. Ahmeti duke i uruar për fitoren e madhe të 24 prillit, në fjalën e tij potencoi se 8 maji është ditë e rëndësishme zgjedhje. Siç shtoi ai, 8 maji nuk është ditë zgjedhjesh normale, por referendum me të cilën duhet të zgjedhim mes integrimit dhe izolimit.
Më 8 maj ka referendum. Ku kemi dy filozofi, integrim apo izolim. Ju si klasë e biznesit a doni treg prej 2 milion apo milionë. Qoftë biznesi shqiptarë, apo maqedonas duan treg prej 500 milionë. Dhe kjo filizofi është mirë e përpunuar në korniza për ekonominë, me ekspertë mire të përgatitur, dhe jo mbi baza etnike të shihet sepse ky shtet është i përbashkët. Dhe në korniza të përpunimit të kësaj platforme duhet të kyçen të gjithë ekspertë, pavarsisht a janë maqedonas, a janë shqiptar apo të komuniteteve tjera. Sepse ekonomia nuk mund të përparojë e ndarë. Tjetër është ajo se si e shohin disa patriota me bateria që kanë lindur vonë. Ky shtet është shteti ynë. Ky shtet ka nevoj për më shumë paqe, stabilitet, siguri, 0 problem me fqinjët dhe sa më pare të integrohemi në Europë. Është një problem që duhet të tejkalohet pa vonesë. Prandaj, ndryshimi i Kushtetutës është i domosdoshëm, dhe nuk ka asnjë pengesë dhe asnjë shtesë nga Bullgaria, sepse marrëveshja mes palëve është e BE-së, garancë është Brukseli. Dëgjoj zëra nga bashkqytetarët maqedonas se gjoja se do të asimilohen, tjetërsohen e asgjësohen, por këto janë për politika ditore, fjalime për fushata zgjedhore por nuk janë për drejtim të shtetit. Me fjalime patriotike nuk ece përpara. Duhet të koncentohemi fortë mirë se si vendin ta anëtarësojmë në BE dhe nuk ka asnjë rrezik për komunitetin maqedonas. Komuniteti maqedonas mund ta ruaj identitetin e vet të paprekshëm duke qenë në bashkëpunim të ngushtë e të afërt me shqiptarët si komuniteti i dytë më i madh në vend, sepse ne as kontestojmë histori te tyre, as gjuhë e kulturë. Por ne e pranojmë identietin e tyre ashtu siç ata e kanë deklaruar. Ndryshimi i kushtetutës ashtu siç na çoi MO e Marrëveshja e Prespës në NATO, ashtu do të aderojmë në BE si Maqedoni, Shqipëri e Mali i Zi dhe pëpjeket maksimale të bëhen të gjindet zgjidhje e problemit mes Kosovës e Sërbisë, duke pasur njohje reciproke mes ketyre dy shteteve dhe të hapërojnë bashkarisht për anëtarësim në BE. Por pakoja është e pandarë, Maqedoni, Shqipëri dhe Mali i Zi. Prandaj tregu që zgjerohet, ai nuk varfërohet, por pasurohet dhe begatohet. Zërat që degjoj, se gjoja se ai bën qeveri, ky bën qeveri, këto janë zëra të mekur. Më 24 prill populla e dha verdiktin, kërkush nuk është i interesum, ti lëmë frazat e fushatës, më 9 maj gjithsecili mendon ato që do të fitojnë se si të kenë një shtet stabil, si të kemi paqe mes komuniteteve. Dhe prova për stabilitet dhe njerëz të përcakutar për paqe, profesionistë që din të drejtojnë është investimi kombëtar për 22 vjet dhe i grumbulluar dhe i rreshtuar në Frontin për Europë, tha Ahmeti.
Fatmir Besimi shtoi se rritje e pagave në ekonominë e vendit që paga mesatare të arrijë 900-1000 euro duke përfshirë edhe masa të tjera të cilat po përmenden nga OEMVP-ja të cilat ishën në programin e Odës Ekonomike.