3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti / Merkeli ka bërë deklaratë për hapjen e negociatave në...

Ali Ahmeti / Merkeli ka bërë deklaratë për hapjen e negociatave në mars 2020, opozita nuk e paska dëgjuar!

Gjatë intervistës së sontme në TV Klan, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti është pyetur edhe rreth qëndrimeve të opozitës të cilat fajësojnë BDI-në për mos-marrjen e datës për hapje të negociatave me BE-në.

“Qëndrimi zyrtar i Brukselit dhe i vendeve anëtare ishte që Maqedonia e Veriut i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe meritoi fillimin e negociatave. Nuk është e vërtetë që Shqipëria pengoi datën për Shkupin. Ne jemi dëm kolateral për çështjet e brendshme të Bashkimit Evropian për arsye të divergjencave të brendshme dhe doktrinës së re të prezantuar nga Franca”, tha Ahmeti.

Lideri i BDI-së vijoi duke thënë që Franca ka kontribuar për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në vend dhe bëhet fjalë për strategji të re se si Franca ka paraqitur doktrinë të re për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

“Zonja Merkel, sot bashkë me Kryeministrin Rama, ka bërë deklaratë rreth hapjes së negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë në muajin mars. Me gjasë, opozita nuk e paska dëgjuar atë”, tha Ahmeti.

Ahmeti shpjegoi edhe se si Zaevi e personalizoi shumë çështjen e mos-marrjes së datës dhe dha dorëheqje në Bruksel.

“Jemi ulur dhe kemi biseduar në mënyrën më të sinqertë dhe e pyeta më trego çfarë gabimi kemi bërë dhe pse të japësh dorëheqje. Evropa kërkoi t’i përmbushim kushtet dhe ne i bëmë, ne nuk jemi fajtor, ne jemi dëm kolateral dhe t’i pranon faj të pabërë. Nëse t’i tërhiqesh, atëherë vihet ne rishqyrtim pozicioni i BDI-së për të qenë në këtë partneritet, sepse marrëveshjen e kemi bërë me ty. Ka qenë situatë e rënduar dhe Zaevi ishte shpirtërisht i lënduar”, theksoi Ahmeti

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments