5.3 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmeAli Ahmeti: Më vjen keq për partitë që “qajnë” sa para shpenzojmë...

Ali Ahmeti: Më vjen keq për partitë që “qajnë” sa para shpenzojmë për ditëlindjen e BDI-së

Sot është ditëlindja e të gjithë atyre që kontribuan në çrrënjosjen e diskriminimit dhe ndërtimin e një shoqërie të barabartë, tha sot kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij në panelin me temë “Përfshirja gjinore në 20 vitet e fundit” organizuar në kuadër të festës. të BDI-së në 20 vjet ekzistencë.

Ai po ashtu tha se i vjen keq për partitë opozitare që “qanë” se sa para shpenzon BDI për festën e ditëlindjes.

  • Gratë janë gjysma e popullsisë, kanë kontribuar në procese të rëndësishme, për liri, barazi, demokraci, po aq sa edhe burrat. Gjithmonë do ta keni mbështetjen e BDI-së dhe përderisa zemra ime rreh në mua, ju do të keni mbështetje të vazhdueshme.
    Sot është ditëlindja e të gjithë atyre që kanë kontribuar në zhdukjen e diskriminimit dhe ndërtimin e një shoqërie të barabartë. Sot është ditëlindja e të gjithë shqiptarëve që e ndjejnë shtetin si shtetin e tyre, dhe jo si qiraxhinj sa ishin deri në 2001, dhe me të vërtetë, me të vërtetë ju them kur dëgjoj partitë opozitare të derdhin lot krokodili që shpenzojmë kaq shumë në këtë ditëlindje. BDI më vjen keq për ta, tha Ahmeti.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments